Teuta Shaqiraj

Akuarel
Krahët si degë të thyera
kanë harruar të harkojnë përqafimin.
Syri më mbiu te pragu si ngahera
kur të derdhesh polenin e jetës e risimit.
Durim tashmë divorcuar me pritjen.
N’akuarel,
penelata akulli presin
t’përflaken me pranverën.