
Teuta ShaqirajAkuarel
Krahët si degë të thyera
kanë harruar të harkojnë përqafimin.
Syri më mbiu te pragu si ngahera
kur të derdhesh polenin e jetës e risimit.
Durimi Padurimi, tashmë divorcuar me pritjen,
n’akuarel, akull ngjyrat presin t’përflaken me pranverën.