” Teuta Shaqiraj
Auto-Rezonanca ime letrare – artistike
(ese’ per veten time në vargje)
Mund ti bëj pa frikë poezisë rezonancën poetike,
pa shkelur sigurisht shtigjet, e koshencen artistike.
Erdhi si vajzë e ndrojtur nga “erosi “adaptues i kohës martire
U rrit e lulëzoi në pranverën lënguese , anti-pandemike.
Poesia ime si një pele e harbuar me trokthe pasigurie
Me brishtësi shkel vargun, duke thithur ajër poezie.
Në shtrëngime vetmie, shkulme emocionesh, në dritherime
Hapa maratone ndjej të trokasin para meje, në pritje.
Më rrëmben me ritmin e një tangoje që rimon brenda,
ku vargu i dashur më puth, më mbërthen pa frymë mua
Të shkruash poezi, si të bësh dashuri është thënë
ndërsa kënaqësia nuk e di nëse është e bashkëndarë .
Nuk njoh vërtet rregullat në t’bekuaren traditë.
Por një gjë e them me siguri o miqtë e mi
Nga qielli bie frymëzimi, si rrufe mbi letra e shkronjë
Ngarkuar si rete plot urrejtje e dashuri.
Unë dhe poezia , të dyja tok një binom i pandarë
Herë zihemi e ndërthuremi në lëmin lëvruar më parë
Ndër lendina rendim mes pyllishtes se vjetër
Per ti gjetur një mbiemër të bukur muzës sime pa emër.
(Shkruar edhe si përgjigje të një “miku”.
“Poezia jote nuk ka rimë, lërë me mirë
e tjerë e tjerë).
