Teuta Shaqiraj:Dashuri me një  diamant


Teuta Shaqiraj

Në zemër të ruaj, si diamant më rri
në shkëndija zjarri, si flori i larë.
Tek të kundroj edhe ulem gjunjazi,
dot s’përmbaj shkrepëruarin mall.
Shpirti ndalet pezull
përkulet në çast,
e buzët të kërkojnë të të prekin, si me duar.

E nëse syri do të digjej nga malli
e shpirti im do bëhej erë,
edhe pse lastare e brishtë,
në dysh e thyer ,
shkëlqimi yt do më vishte të tërë.
Do shkelnim të vetmin shteg,
mbushur me dritë, jo si dy eremitë..

Nëse qenësisht s’do jesh më këtu
por perëndim vagëllues në qiellin blu,
bastuni i hapave të mi,
do trokasë me ngërçe
të tuat gjurmë, në pafundësi ;

Me një diamant, dua të bëj dashuri.

Teuta Shaqiraj

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.