Teuta Shaqiraj:Dashuri si ti…


Dashuri si ti…

Në zemër të ruaj, si diamant më rri
me shkëndija zjarri larë me flori .
Ulur gjunjazi të kundroj,
me mallin shkrepëruar që dot s’përmbaj .
E shpirti më ndalet, një çast përkulet ,
me buzë të kërkon, të të prekë me duar.

E nëse zemra nga malli do të digjej
e shpirti im do bëhej erë,
edhe pse lastar i brishtë ne dysh e thyer
shkëlqimi yt do më vishte të tërë,
n’ krahë ëndrrash do ecnim,
si dy eremite.

E nëse qenësisht s’do jem më me ty
perëndim vagëllues në qiellin blu,
bastuni i hapave të mia mbi tuat gjurmë ,
do trokasë në pafundësi ;
me një metaforë diamant do bëj dashuri.

Teuta Shaqiraj

About Post Author