Dikur
Dikur, eh rendja e rendja nëpër kohë
duke lënë mëngjeseve të fjetura,
perëndimeve të zgjatura,
pjesën më të bukur të vetvetes ,
mbushur me aromat e jetës.
Dikur.
Tani , tani skam kohë të rend ,
teksa vitet bëjnë maratone gjithë shend,
Tani vallzoj me vargun melodi
I dashuri im s’më lë
Kam rënë në dashuri këtë herë,
me gjithe mend, tani …

