Teuta Shaqiraj:Dolli për jetën


Dolli për jetën

Një dolli po ngre për ty e mira ime
një dolli me fund si kurrë ndonjëherë.
Thith pikën e fundit të një dollie tjetër
nga lëngu i jetës pagëzuar në verë

Buzë shtrati tënd, çik këmbët e zbathura
më zhvesh dhe gjethen fundit të vjeshtës.
Pa t’ardhur keq për ëndrrat e rizgjuara
pa më pyetur kurrë mi stërgjatë netët.

Zemër gjahtarë dhe ti gëzuar.
Që shuhesh e ndizesh me kongjij shpirti
me mallin që ruan pikë pikë, drithëruar
e pas çdo dollie hedh pragje gëzimi.

Sa më ke duruar, si dollibashë
po dhe unë durimadhja të kam dashur
Je vetvetja ime, pjesa sarhoshë
Unë brenda teje mpiksur, mbarsur.

Duruar deri n’pamundësi,
si dallgët në detin
kur ndjekin njëra tjetrën, me ëmbëlsi
pa u përqafuar kurrë, dashuruar me bregun.

Dolli pa fund ti ngrejë jetës dua
S’di se i zbraza unë a me mbushi ajo mua.

Shënim .E ndjej veten brenda kësaj poezisë.

Teuta Shaqiraj 

About Post Author