Teuta Shaqiraj:Ironia e fatit


Ironia e fatit

Tregim

Shkurti po rrëshqiste ngadalë si vetë jeta e saj.

Qëndronte në shtratin e dhomës së spitalit pas një ndërhyrje të rëndë kirurgjikale. Në ç’botë ishte vallë? Mendja e mpirë ku?. Ah trupi i saj i hajshem, i brishtë e i sakatosur në të përbrendshmet e saj, sa dhimbje, sa ribelim..Pse..?

E hoqi mendjen nga ajo pjesë me buzëqeshjen e një fëmije që kishte lozur në labirithin më të ngatërruar të qenies së saj.

Jo nuk ishte e saja buzëqeshja. E përhumbur njohu atë buzëqeshje. Nëna, ishte nëna që në këmbët e shtratit përpiqej ta shikonte me ata sy të vegjël ngjyrë lajthitje të qeshur, pikërisht si dy lajthi të vogla, të pjekura me ngjyrën e shkëlqimit të vjeshtës së fundit.

Sa mjegull përreth!

Këmisha të bardha afroheshin e largoheshin si re puplore kur i merr era. Po sytë e nënës pse nuk po i faniteshin?

Me habi një pasqyrë e madhe përpara saj. Dy sy të mëdhenj si dy bajame e vështronin me kërshëri . Ishin sytë e saj.

Po ajo vetë, sa sy të mëdhenj që kishte.. Sa do të kishte dashur ti ngjante nënës, me atë trup mesatar të mbushur, ato këmbët e bukura si shishe birre, me atë hundën si qiri e numrin e këmbës 37..Nëna e saj…

Thonë që vajzat i ngjajnë babait.. Eh kush e mbante mend… Më mirë mos kujtohej për të, ndjente vetëm mëshirë e dhimbje për veten e saj.

.Kishte ndërruar jetë vite më parë. I kujtohej që skishte ndjerë asnjë lloj emozioni kur motër Dea e lajmëroi në telefon . Sa çudi! Kishte dashur të paktën të derdhte dy pika lot trishtimi nga ai boshllëk i shpirtit që ndjente në ato çaste për atë dashuri të munguar, të harruar përgjithmonë. Si është dashuria e një babai? Sa herë e kishte pyetur veten pa marrë asnjë përgjigje.

Ndërsa fikte telefonin as vetë si kujtohej mirë si i kishin rënë dy pika loti, sikur i kishte shtryllur nga pritja e mungesa e gjatë e dashurisë, dy pika loti si shëllira e Detit të Vdekur. Shpirti i saj ishte shkrirë e zbutur. E kishte falur duke mbyllur një faqe romani të jetës së saj. E prisnin të shkruante faqe te tjera me siguri. Tani kishte nevojë të pushonte..

Çfarë po mendonte? Ah këmbkat e nënës që ngrohnin këmbët e saj të mëdha si lopata çdo mbrëmje në shtratin e përbashkët.

Eh këmba e saj me shume e xhveshur sa e veshur. Çuditërisht ishte ngrohtë valë si dashuria e nënave. Po i kujtohej, kur ishte 13 vjeçe, ishte dimër, flinte në shtratin e madh kur befas ndjehu nëpër gjumë si një jehonë të largët trik trakun i nallaneve të saj që kumbonin aq ëmbël kur i sillte përsheshin e mëngjezit.

Kërcitja e nallaneve largohej e mezi ndihej rrugës së shkretë sikur kishin kujdes që ta mos e zgjonte atë mëngjes të akullt Janari..

Ku jam…. Pse nuk ndjehen më hapat e nënës ..Alarmi hyri në shtrat. Po u zgjua. Këpucët e nënës prej gome prej leshi numër 37 qëndronin në këmbët e shtratit e si roje e prisnin si me qortim ta shoqëronin për në shkollë. Trik traku i nallaneve të saj do të ndjehej përgjate udhës për dhjetëra minuta të tëra. I ngjante një muzike monotone që tërhiqte zvarrë ditët e vitet në atë qytezë të vogël buzë detit, për ta shpënë në vendin e punës. Sigurisht nallanet do të pushonin në një kënd të lodhura për tu veshur përsëri në rrugën e kthimit.

-Ah nënë! – thirri. – Pse?

Sa urrejtje kishte ndjerë për ato nallane prej druri me rrip të zi, si për të vulosur varferine. Të paktën të ishin bërë me rripa ngjyra ngjyra, për shembull ngjyrë portokalli a ngjyrë qielli.

Kur i kishte veshur ato… dy copa akulli. Kishte veshur këpucë prej akulli. Ndjeu drithërima. Këmbët si dy drurë të tharë.. Po përhumbej përsëri brenda atij kuadrati të bardhë spitali.

Dikush po e thërriste në emër.. Si quhej ajo?

-Zgjohu vajzë e mirë! Hapi sytë, vështromë! – po i thoshte një zë i njohur.

Ishte zëri i kirurgut ai zë i butë. I kujtohej.

-Bija ime Tina ! – dëgjoi zërin dhimbsur të nënës – Hapi sytë e bukur! Vështroi atje nga erdhi ai zë prej mishi e gjaku. Sytë e shndritshëm, si lajthi të nënës si mund ti harronte. Një rreth shkurtër elektrik përshkoi gjymtyrët e saj drunjta. Çuditërisht një perifraze dashurie u krijua midis tyre e përshkoi këto dy zemra aq të lidhura.

Buzëqeshi. Një rreze e ngrohtë drite përdridhej pas dritares e ja bënte më sy.

Vazhdim..

dav