Teuta Shaqiraj:Lexoje lotin tim!


Teuta Shaqiraj

I bukuri lot i gruas nga gjysmëhëna pikoi
mbi lëkurën tënde, profum dashurie që moti .
Kaq dhimbje e prush n’syrin lotues të një nimfe
të thermoje dhe gurin,me rrahje zemre çmendurie


Kur loti vezullues në det trazimi bie
Ikje ardhje sirenash,ç’tallaz e ëmbla pritje
Valzer lento mpleksur hapa, varg e rime,
sythe dashurie buzëve marrin arratinë

I nxehti lot i saj, sa fjalë t’pathëna derdhur
në shtigje t’pashkelura enden, avujsh krateri ndezur
Kur pikon loti vesuar nga i bukri sy i gruas
në dritë hënë mblidhe, me hir Perendije ta duash!

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.