Marramendje
Retë i ktheva në detin blu
nga malli për ty, bërë shkumë bardhë.
Dy a tre dallgë i zbrita nga sytë e tu
Qerpikeve u ra hija ngadalë mbi valë.
Si arka e Noes me shfaqesh një cast,
tund e shkund portën kjo pritje e gjatë.
Ja, në fluturim, pingulthi një pulëbardhë
që larg….
flatërza dashurie ulen mbi prag.
Malli ndezur pret dhe një shekull në verën e thatë.
Shenim: Arka e Noes kishte vetem nje porte
