Teuta Shaqiraj:Mbarsje poetike


Teuta Shaqiraj

Mbarsje poetike

“Mendova që poezia ime pa emër
shkon e vjen pa u vënë re
pas gjurmëve të muzës që pret”.

Me farëzen e poezisë u mbarsa në pranverë
e thitha me afsh gjithë aromat e prillit.
Ky dell i çmendur, me ledhatime e pa frerë
gjersa shpirti i robëruar fekset,
si Uliksi për Çirçen.

Se di sa sgjati kjo pritje e ëmbël…
Buzëmbremjes saponisur kur merr udhën vargu,
Hedh hapat e ndrojtur poezia ime pa emër
dhe u ndje belbëzimi i parë kur shkrepi agu.

Unë, si Sara e Abramit me birin e premtimit
rrita ëndrrën me qumështin poetik të gjirit.
Edhe nëse më fshihesh nën eklipsin diellor
Pranë altarit të poezise të pres,
muza ime e përkorë.

“Biri i premtimit” është biri që Zoti i premtoi Sares dhe Abramit në moshën gati 100 vjeçare ku s’mund të krijonin më. Ata lindën Isakun nga do të rridhte njerëzimi..


About Post Author