Teuta Shaqiraj:Mbrëmë isha me ty


Mbrëmë isha me ty

Unë dhe ti në ëndërr u deshëm mbrëmë,
ishte vonë
Agut të mëngjesit ëndrra me ëndrrën
mori krahë.
Të kapja, me cikje, të ikja pa të prekur,
një cast,
Më ndizje, të shuaja në flakën imagjinare,
me kast.
Syri i lodhur ndiqte labirinthet të tua,
me ankth
e përpëlitej të bënte vetëm një hap, dy a tre
e mjaft
Buzë çelurat kyçin ca dëshira fshehin,
ca fjalë,
herë shihja ecmë fshiheshe brenda meje,
ç’mrekulli,
si engjëll me vijë e here si djall, e pastaj
e më ikje, si vala e zemëruar shkumë bardhë,
E mbeta e vetme, lehonë….
Mbrëmë vërtetë ishte vonë
kur u poqa në ëndërr me ty,
në shtratin e ftohtë.