Teuta Shaqiraj

Narciz si ty…
Para ujit pasqyrë buzagaz me veten nacizi,
luan me dritëhijet si asnjëherë tjetër.
Mbrapa kthehu merr udhën e humbet gëzimi,
me sytë në kllapi nga trishtimi i zemrës ;
ndërsa pasqyra në krisje tremb shkëlqimin marramendës…
Si monedhe dy faqeshe e sapo prerë,
më habit
duke endur hapësirave të shpirtit tënd,
ku muret pa bojë mezi qëndrojnë në këmbë.
Kurmi im nderet pa peshe si astronoat
rrjedh pikë pikë loti i ngrirë pa oksigjen
mbi prag.
Si shushunje pi e mbush tëndin boshllëk ,
thur e ç’thur rrjeta meri merimangë
me fije dashurie pa rrënjë e pa degë.
Lakohesh rreth e rreth bisqeve të njoma,
Ti dru i tharë pa limfe dashurie brenda.
-Jam unë, thua, ska si unë, të dua patjeter
Unë flladi yt , dielli i pa lindur, jam gjysma tjetër
Eja fluterz e bukur, bukuri e rrallë!
Adrenalina ngjitet në qiell të shtatë.
“Vitet jane thjesht – thua – vargje anumerike
Lërmë t’pushtoj me krahët gri e zemrën shterpake.
Në pemën e jetës vallë si je stisur ?
Në cilën mitër të pafajshme je ngjizur?
Krimberisht të hysh, n’atë kënd të zemrës
të mbjellësh farën OGM-e të gënjeshtrës,
me egon ti narciz,
pjellë e shëmtuar e kohës,në trup të së bukurës.