Një përsëritje reflektuese.
Mirdita miqte e mi!
HAHAHAHAHAHAHÀ humor pa fund.
Nuk jam duke vërejtur një gjë të re a dukuri të re ,e di ..
Vlersimet e tepruara në këtë faqe janë kthyer si përmbytjet e shirave fatkeqësisht . Me vjen të përzier shpesh herë ..më falni ju lutem për këtë shprehje.
shkrim e poet(e) brilant , penë e Artë (bile me shkronjë të madhe si për ti dhënë rëndësi si duket vlersimit të tyre).
pasardhese e Fishtes. Oh çfarë perle!
pasardhes i Lasgushit e i Ismail Kadarese .
Poet(e) e kombit, nderi i Shqiperise e ndere të tjera.
Ka mbetur ti japin cmimin Nobel për letërsi se cmimin Ambasador të Paqes kush se ka marrë . Lavdërime pa fund.
Ç’kënaqësi, kemi arritur majën e” Olimpit “!?
E egoja e fryrë si tullambac pa ngjyrë fluturon një çast e plaset të mbledhë pastaj copëzat e tij…
Më vjen keq dhe është trishtim kur në këto poste bëjnë komente e marrin pjesë edhe krijues e poetë të mirëfilltë ose më mirë krijues me një bagazh a qerre librash mbrapa.
Në vend që të distancohen bëhen pjesë e të rëndomtës.
Nuk janë mendoj koerente me veten e tyre dhe me të tjerët.
Jetojmë në një kohë kur paradoksi ,tjetërsimi shpirtëror e artistik përpiqet të zërë vend …vend që si takon..
Me respekt
Teuta
