Teuta Shaqiraj
Pranvere zemërake

Era e ngrirë përplaset përmbi xham
kujtime t’shperndara, ç’u tretën larg
E zemërshkreta hapësirave u mpak
t’përpije zemërimin, inatin dimërak.
Ky fillim pranvere fërgëllues shtriq dimrin
veshur, stolisur me ftohtësinë e bardhë,
Para këmbëve të mia frymon e ndal vrapin
me fjollat e borës, me ulet mbi ballë.
Shuan “ethe gushtin “ e buzën e plasur
ndërsa shpirti thith klorofilin, e etur
Pritjet e lodhura ulen me përtesë
syri ëndërrimtar zgjuar rri me shpresë.
Mjaft të lutem! M’u sos durimi…..
Në pritje të ringjadhjes të pranverës.
në shtalkë të derës ,si hajmali
të qëndis emblemën e jetës.