Hijet e mëngjezit struken të flenë
sapo nis prologu i ditës së re.
Shpirti ëndërrimtar endet pranguar
nga heshtja memece e natës, përgjumur.
Farën e shpresës hedhur në magje
dhe ëndrrën mbjellur gjumit të vonë
e djeshmja rri jashtë , si udhëtare endacake
s’e dua nëpër këmbë, si të ishim ortakë.
E sotmja natyrisht,
brum’ardhur me majane e vjetër ;
e nesërmja s’më përket sigurisht,
as dhe prologu i një agu tjetër.
