– S’më ka lodhur vetmia.
Kam hedhur supeve mantelin e vetmisë
jo me ngjyrën gri të trishtimit,
me ëmbëlsi shpirti t’moshës së pjekur
si frut i vonë mbledhur, shumëpritur.
Kindet e mantelit, si krahë të lëshuara
trup-roje besnike më rrinë pranë
rrugës së pjerrët trokasin t’miat hapa
të zgjojnë pranverën, që vonon me ardhë.
Teuta Shaqiraj
