Teuta Shaqiraj:Të dua ëndërr e pafaj.


 Të dua ëndërr e pafaj.
Teuta Shaqiraj
Me c’fjalë magjike,
më ngjite lart, atje mes ëndrrave,
mi ndez, i përflak t’shpërndara netëve….
Si avulli i ngrohte prej tokës
që shtratin braktis
Unë tretem një me retë
pritjen, sublimen ta grishë.

Mes orësh fluturake ato rendin
t’kthyera parë e mbrapsht,
si stinët e harlisura që ngrohin
e ftohen një cast.
C’trazim m’a grisi lakuriqësinë
virgjerine e qepur te shpirtit ?
E pafajshmja ëndërr ne ikje
mirazh real, mes tokës e qiellit.

Si pika mbi i – të ,
magjishëm sodis yjet,
dua të zbres poshtë me zemrën që
ndjell frikën.
Lehtas pa peshë ndjehet trupi im,
jam unë a ngjasia e shembëllimit tim?

Zemra e përzhitur
me flutërzat në bark,
pulëbardhë unë,
e flatrat i ngre hark .
Ëmbëlak me harkun, si shtizë graviteti
malli zbret ngadalë…..
Unë, puhizë deti .

About Post Author