Teuta Shaqiraj:Të ndjej


Të ndjej

Ta ndjej zërin e heshtjes tënde
ndër pëshpëritje fjalësh, t’pathëna ende.
Ta rrembej
ngjyrën e syve me nuanca lëndinash ,
kur më veshin e zhveshin me trille stinësh.

Ndërsa sytë e mi me refleks të gështenjtë
herë ngjyrë bajamesh të pjekura n’vjeshtë,
e herë të errët, si toka n’djerrishtë
thahen ,kur të tutë humbin imazhin e klorofiltë.

Ta ndjej buzën e ngrohtë, si bukë sapopjekur
dhe avujt e frymës në ajrin e mrekulluar.
Ta marr përqafimin vjedhur
mbrëmjes së vakët,
Si mantel i butë kur shuan flakët.

Të ndjej, të prek të shoh nën flakadanet è zemrës.

Teuta Shaqiraj

About Post Author