“Të rroj a mos të rroj”
Jeta ime , një lojë e bukur pa hile,
me lojtarë të dobët e hije të nëndheshme.
Jeta ime – arenë emocionesh të forta
Bie e ngrihem sërish me të tjera ëndrra.
E çuditshmja lojë nën kthetra robëruese
shpirt e zemër regëtin, si në kumarë.
Në vend të bërrylave të forta inatçore ,
fal t’ëmblen dashuri e mirësi aureolë.
Të hyj a të dal nga e stërzgjatura lojë
me buzagazin mbirë si petal i lagur!
Me dilemën e vesën erëmirë mbi lëkurë
raundin e fundit luftoj, me gjunjë të përgjakur….
