Ti ike pa mua
Ti ike padashur të ikje, një mëngjes shtatori,
si vijnë e ikin engjejt nëpër ëndërr
Pa më lënë një puthje a pusulle
“Kthehem shpejt” me shkrimin tënd te bukur.
Ike me fjalë të pathëna, pa bujë
Heshtaz, me çapin e lehtë, pa e mbyllur deren
Siç ikin dreret e frikësuar përmbi gjethnaja e degë
Kur ndjejnë erën e gjahtarit, ti mplekset ndër këmbët.
Ti ike padashur të më lije përgjysmë
në shtratin e zbrazët të harresës.
Fikem e ndizem, si semaforë pa ngjyrë
Para udhës kuturu, vetmitare të ikjes..
për tek ti.
Teuta Shaqiraj
