Unë jam ti dhe…
Unë e ti,
dy nota e një tingull dashurie pa kohë.
Hapesirës rrjell vargu me krahë të lirë.
Unë s’jam ti, dhe ti… – refren që pa gdhirë
Per t’u shkrirë sërish n’duetin e ëmbël, ti je unë.
E vetmja muzikë unë dhe ti, ardhur nga qielli
dy nota harmonike ngacmohen, si dashnorë.
Do- Re maxhore tej çdo realiteti e ëndërrimi
La- Si minore, mbush zemrën i ëmbli trishtimi.
Unë e ti,
dy zëra që prekin të skajshmin univers
një lojë sysh që tërhiqen pa ditur pse
dy yje që fiken në pafundësine e natës
dy trupa që digjen auto-shtërngatës.
