Teuta Shaqiraj:Vargje për veten


Teuta Shaqiraj

Vargje për veten

Në të papërkryerën e padukshme
ndjehem e përkryer n’thjeshtësinë e dukshme.
E brenda meje dritehijet e shpirtit
vlojne n’kufijtë e durimit,
në urrejtje e dashuri bashkë
mes ecejakjesh e kthimit.

Ndërsa
bukuria vyshket e merr ngjyrat e vjeshtes,
floket si lastare bien ngadale nga padurimi i renies.
Uni im kalëron mbi vargje dashurie
që vetë i thur n’çdo stinë, mbrëmjes vonë.
Udheve leshoj ëndërrimet parakohe
si kotele te verbera ,te dremisin në një qoshe….

About Post Author