Teuta Shqiraj:Më lër një çast..


Teuta Shaqiraj

Në agun e këtij mëngjezi të përhimtë ,me pak vesë ,
ëndërrat lë një cast të flenë, si nota pa rimë .
Të ndjehem pa peshë dua , për një moment
Si lundërz e vetmuar pa busull , e pa mend .

Mbi krahët e erës , strukur si në pëqi,
si prehëri i ngrohtë i nënës përmadhshem , ëndërrimi
Dua ti mbyll sytë mbi gjethnajen e një perroi
era më sjell renë , shusherin e më zgjoi .
E vetvetja ime sfiduese, përballë
me sytë dritëhije vegoj një ujvarë.
Ënderrat, butesisht ulen përmbi ballë
Unë lundërza, si mjellmë që shket mbi valë.

E ison sec ja mbajmë njëra tjetrës ,
në të cuditshmin labirinth të jetës.
Si “ lojë kukamçefti “ sigurisht pa fund
herë ngdhnjej unë , e herë ajo humb.
Vetvetja dhe Unë

About Post Author