Teuta Shqiraj:Mua më quajnë Eva


Teuta Shqiraj

Mua më quajnë EVA .

Eva, e para femër artisur nën brinjën e ADAMIT

belbëzim i virgjër në dridhjen e zërit burrëror,

e para dashuri vegimore me sytë e dëshirës, të pendimit,

e para grua zgjuar me ëndrrën e natës n’kraharor.

Ah kjo pemë misterioze në kopshtin e EDENIT!

Krahëprerë lëshoi hijen idhnake të dyshimit.

Dy kafshata njohurije u njomën nga lëngu i mollës

lakuriqsia veshi syrin e vagëllues të EVES.

Cilës aromëndjellëse, zemra rebele ju dha!?

Aureola femërore, si rreze dielli mbi flokë ra.

E kaltrta qiellore fustan nusërie mbuluar ,

trëndafil, të kuqtë mbi buzë flakëruar.

Ç’aromë dashurie!

Më antikja ndjenjë zemrat kaploi.

Të dashurosh a të urresh,

dilema e parë lindi mes yjesh,

e zbriti n’tjera shtroje Edenësh.

Adamë të rinj rilindur,

ndërsa në sfondin përdëllues,

mëkati – fruti mollës dhëmbëzurar!

About Post Author