Thash të ndërroja luk-Godo Mehmetaj


Thash të ndërroj dhe unë

të bëj si bëjnë të tjerët

tani që mosha kaloi

do ti ngjyej flokët me bojë.

Mbase dukem prap i ri

po atehere kishja balluke

të nderroja sado pak

që të mos të dukem plak

Më thotë gruaja paske shkarë

se vapa iku me gushtin

mos i ngjyej se meron dhenë

do dukesh si cjap i mushkërr.

I thashë grua lemë rehat

për ca koh do ti provoj

se kam parë edhe një shokë

ka koh që i lyen me bojë.

Dola me motorr një xhiro

për dreq ra një vesë shi

u laga dhe boja doli

u ktheva katran i zi.

Nga Godo Mehmetaj