Thashë…Suzana Rama


Do ti mbledh ëndrat,

që mbaj në syrtar,

brengat që shpirtin,

shumë më kanë vrarë,

lotët e dashurisë,

që zëmërvrarë më mbajnë,

merakun, vitet e rinisë,

që vetmuar më lanë.

Letrat e pashkruara,

zverdhur nga koha,

kujtimet që rëndojnë,

sa e gjithë bota,

ndarjen pa fjalë,

që koha s’e braktisi,

ti bëj shuk të gjitha ,

se jam bijë prej fisi.

Në këto ditë pranvere,

diku tej ti hedh,

bashkë me karantinën,

me akull ti mbledh,

ti hedh në oqean,

horizontet ti marrin,

ti qeshem pranverës,

luleve të majit.

Livadheve të bredh,

me muzën në torbë,

kalëruar vargun,

si kalorës nderi,

nëpër gërma ëmbël,

me fjalën të loz,

thashë të thërras,

të dua shumë botë.