The Bikini
Amsterdam, red lights………………..
Pulëbardhat
Fluturoin,
me ditët
e kaltra
ne sqepa/
Të kënduarit
e telave
në dritare,
vdekja,
qe kashais
kohen
si kalorësit
pleq….
Cdo gjë
u zhduk,
ne zjarr,
në paqe,
në frontin
e syve
te mij.
Kur ato
Djersitur,
Rrënuar,
ngrire
ne kembe,
si manikin.
Atje,
po atje
ne dritat e kuqe,
ne vitrinat
e teatrit tragjik,
ku dashuria
dhe vdekja
qeshnin
e qanin,
te veshura ne ligje
dhe rregulla,
ne bikinit e kuqe
pikërisht në jug
të Stacionit Centraal,
rreth Oudezijds Achterburgwal
dhe Oudezijds Voorburgwal
tek De Wallen,
në rrjetin
e rrugëve
të ngushta,
Nga Monumenti Kombëtar
tek Grand Hotel Krasnapolsky
në Sheshin Dam.
Vajta turullosur
ne tramvajin
ku kanabisi
si parfum,
te ngacmonte.
Por s, isha
marinarë
Ne zbavitje
të natës,
pas dritareve
të ndriçuara
me dritë të kuqe.
Tek puntoret
e seksit..
Ku cbehen
dashurite
Ku Rrugët
dredha-dredha
me kalldrëm,
ne rrugicat
e ngushta
Ku Van Gogu
Bënte dashuri
dhe hante patate
kur fotografit
e prostitutave
në dritare
jane
sakrilegj.
në dritat e kuqe,
tek madame Tussauds
Ne Amsterdam
Ne kafenetë
e Holandës.
Nga coffeeshops
në teatrot e seksit
dhe dyqanet fetish,
bordelet e dritareve
me Dritat Kuq dhe Blu
dhe ato..
ato pra
ne varfërinë
e tyre të bukur
qëndisnin
bikinit e demokracis..
lad bizhga@ e bluar dhe e shkruar
Amsterdam korrik 2002