Thëllëza dhe bilbili-Sheqere (Ozuni )Sina


THËLLËZA DHE BILBILI

Moj thëllëzë që nuk afrohesh, Fluturo dhe dëgjo zemrën time!… Jam duke të pritur me padurime ….

Këngë të bukura do të këndoj, Me zërin tim dua të të gëzoj.

majë të malit folenë ndërtoj, Me ty, thëllëzë të këndoj.

Jam i vetmuar, se sëmundja, Nga bilbilat më ka larguar !

Në majë të malit po qëndroj, Që zëri im fuqishëm të jehojë…

Thëllëzë e dashur eja nga larg, Të këndojmë të dy bashkë!

Eja te foleja që kam ndërtuar.

Në shpirt të ndjehesh e plotësuar, Në sytë e tu, dua të lundroj,

Kur zërin e ëmbël të dëgjoj!…

Të të lëmoj krahët për fluturime, Se veten tek ti e gjej, thëllëza ime! Unë e di, që ti zërin ma dëgjon,

Po mos bëj sikur nuk më shikon!

Me zë bilbili, ty do të mahnis, Moj thëllëzë, yll i bukurisë.

Në majë të malit, eja fluturim! Këtu nga gjahtarët gjen shpëtim!