Thirrmi pranverat-Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

Thirrmi të gjithë pranverat

Të ti jap të gjitha lulet

Mos mi tremb ti fluturat

Mbi të bukurin kurm

Më kundro së largu

Dhe ma dëgjo këngën

Se kam pamjen e një zogu

Që trëmbet po ta prekësh

Unë fryj me eren e malit

Që zgjohet shumë herët

Nga zhurma e përroit

Që zhurmon me valë

E i thërras shkëmbit

Eja bashkë të ngrohemi

Nën dashninë e diellit

Thirrmi pra të gjithë pranverat

E të vij së largu pë ty.