Thjesht nji metafor-Donike Rrethej


Donike Rrethej

Se mallin e vara n’fotografinë e kujtesës,

aty mbrenda mejet …

ku kohnat bajnë luftë,

e unë nji metaforë e trishtimit tand ,

heshti n’brigjet e mallit ,

si e pa’fe ndjeku disa grimca q’i tesh i kam..

qepë nën lëkurë ,

aty ku prekja jote lind n’mue ,

mij rima t’puthna.

Nuk përputhen kohnat tona,

ne t’dy , polet e nji andrre t’rrumbullakët ,

q’i flen n’jastekt tesh t’njomun prej lotit.

A e ndjen muzikën e shpirtit kur t’kndon ?!

N’bramjet e paqta a ndalesh me pa’e qiellin ?!

E shoh edhe unë .

E barabar si ti n’stacionet e heshtna marr frymë thellë ,

tuj e ditë ,se ditët shtyjn njana – tjetrën tuj na vjedhë kohë.

Mue e ty.

Se aromën tande e ndjej edhe n’netët e terrta,

kur unë hije e vedit si shpirt pa mekë ,

kërkoj ,

pak prej tejet.

Tesh kam harru …

n’mendjen teme kam fshi zhgarravinat q’i kisha shkrue ashtu pa dasht,

as n’sytë e tuj nuk gjej ma identitetin tem,

paqen,

asnji grimcë tonën.

Jam thjesht nji varg poezijet q’i endet me gjet,

rimën e vet,

pa ty .

Ska ma ne t’dy.

Se nji ditë m’sheh n’rrugën tande ashtu pa dasht,

shikjo n’anën tjetër ,

unë tesh jam e pa’emën ,

andërr e vjetër.

Se n’gjithçka ishe …

e shkyeva e e hodha përtej,

edhe se sonde dojsha me t’pasë e di !

Se nuk t’gjej ….

Kohnat po bajnë luftën e nji terreni q’i po dridhet fort e ne t’dy na harron,

m’quej tesh thjesht nji metaforë q’i ti thjesht ,

lexon.

Asgja ma shumë.