Thjeshtë-Ferit Toma


Ferit Toma

Në imazhin tim nuk të lejoj,

Në poezi ndërhyrje s’pranoj.

Detyrën e ke për nder apo jo,

Jam i thjeshtë çensurë s’lejoj.

Sa fjalë e fraza të befasojnë,

Se kuptojnë as mund ta lexojnë.

Në poezi shpreh unë çfarë ndjej,

E thur poezinë ashtu si e pëlqejë.

Kritikën e bëj në çdo moment,

Kur thuhen marrëzira e s’të pëlqen.

Sjam aktiv në hakmarrje xhelozi

Thjeshtësinë unë kam përparësi.

PA AFTËSIA DHE SERVILIZMI.

Erdhi dita e servilizmit,

Erdhi ditë e pa aftësisë

Dikush flet me gjuhë artisti

Dikush tjetër në krah t’miqësisë.

Ngrihen më lart se malet,

Pa aftësisë i thonë mbret,

Dikush me mik dikush me lek

Po çudisin një milet!!

Janë disa sahanlëpirës

Që lëpien në çdo anë,

Për tu bërë të famshëm

Që as vetë se dinë kush janë.

Herë në krah të njërit

E herë në krahun tjetër

Nuk po njohin më asgjë

Vetëm interesin!!!!!