Arqile V Gjata! |
Thodhori Baba DJAL NGA LAGJA SKELË=VLORË!!!
Poeti i dashuruar me detin…

Poetët janë krijesa Njerzore të veçanta , janë shpresë dhe pagëzues të emocioneve, që shpërthejnë nga bukuria e shpirtit.
Ata duan ta stolisin me gjithfarë ngjyrash jetën e tyre krijuese…
Poezia është vet Poeti, ai krijonë gjerdanin e shpirtit të tij krijues, si përshëmbull!
“U linda me ty o det…
kur lotët
ende treteshin
në thellësit e tua…
u rrita me ty,i mohuar,
që në lindje,
me lulet e bajames.
që çelnin në kopshtin tim…
u plaka me ty, me dallgët e tua…
pa u tretur në ngjyrat e tua.
O det,
jeta ime
e qytetit tim“, vëllimi poezik-QIEJT GRI, Shtëpia Botuese neroida, Tiranë,2013,f,6-7
Poeti e do qytetin e tij…
“ E dua këtë qytet“
Mos më pyet
pse e dua këtë qytet,
që ka dallgë
dhe e mbulojnë retë.
Mos më pyet
pse u dashurova,
me këtë qytet,
ku puthjet e kaltërsive
I errësojnë retë.
Dhe përsëri
e dua këtë qytet.po aty f,23
Poeti jetonë-
“QYTETIT TË DALLGËVE”!
O fllad pranvere,
në valëzimin e dashurisë,
vetëm një cast
më merr në
krahët e tu,
më përkund
në djepin e valëve
dhe më zgjo
kur agimi
të çel pranverat
e harruara.
Vëllimi poetik,”Rrugëve pa emër , Shtëpia Botuese Neroida, Tiranë,2018,f,15“
Autori me fantazinë e tij krijuese të çonë shumë larg, në pre histori…
“UNË DHE VALËT”
Kohët mbulojnë
trishtime feniksësh
dhe lotët mallin.
që kam për ty…
Çudi si deti smë ka harruar:
…Ishim fëmijë
kur u dashuruam,
unë valet,
ai shpirtin tim. Po aty, f,42
Poeti jeton gjatë…
Aty dhe plaket, një ndjesi e thellë dhe vet jeta e poetit është e kushtëzuar nga pranija, nga frymëmarrja e detit..
”U plaka me ty,
me dallgët e tua,
dhe ngela
I mohuar…pa u tretur
në ngjyrat e tua.
O det,
jeta ime
e qytetit tim!! vëllimi poetik“Qiejt Gri”, Shtëpia Botuese Neroida, Tiranë,2013,f,7
Vargjet e poetit Thodhori Baba për detin ku ai është lindur, rritur dhe jeton ende pranë tij janë binjake si shumatore metaforash, ai fotografonë një gjendje estetike të mirëorganizuar nga imagjinata e tij krijuese si poet i formuar me gjuhë konceptuale dhe vet poeti është personazhi i këtij vëllimi poetik!