Thoma Duka
Nëna

Nëna është ajo që:
– Biri im. Ja lekët që më dhe borxh dje.
– Por ishin njëzet mijë lek nanë , kjo është pesëdhjetë.
– Nuk ka rëndësi. Ndaji veçmas do të të duhen. Dhe ndërkohë ti shtyn lekët poshtë në xhepin tënd.
Nëna është ajo që:
“Atëherë? Me thuaj diçka, si po të shkojnë punët!” Dhe ndërsa ti i përgjigjesh, ajo ti sheh sytë sikur të shikonte pafundësinë përmes një vrime çelësi.
Dhe ndërsa je akoma duke folur, të ndërpret dhe thotë: Po si je moj zemër? A je mirë?
Nëna është ajo që:
– Zemra ime, sa të ëmbla këto mandarinat, provoji!
– Maa, tani nuk du …
Shumë vonë. Tashmë ta ka vendosur në buzë mandarinën.
Nëna është ajo që:
– Mirmëngjesi bir, si je sot?
– Po mirë o ma. Pak si ftohtë sot.
– Mos po të bjen gripi?
– Po nuk e di o ma. Mbase thjesht bën pak ftohtë.
– Vishu mirë pash Zotin.Dhe ndërsa të flet, shtyn këmishën poshtë në pantallona.
Nëna është ajo që:
Ti mund të bësh 100 kurse gatimi, të përdorësh vetëm ushqime bio, të marrësh tre yje në të gatuar Por gatimi i nënës do të jetë një mijë herë më i mirë se i joti. Dhe çfarëdo që të ketë gatuar do thotë “Epo…herën e kaluar dolën më të shijshme “.
Nëna është ajo që:
” Dje filloi një telenovelë shumë e bukur”
-” Si titullohej”?
-” Prz nuk e mbaj mend titullin”
-” Po kush aktor luante, për çfarë bënte fjalë”?
-” Nuk po më kujtohet tani por ishte vërtet e bukur “
Nëna është ajo që:
– Mos rri deri vonë pa fjetur se nuk do zgjohesh nesër pastaj deri nga dreka!
– Jam në shtrat o ma.
(ndryshimi i menjëhershëm i tonit që bëhet i qetë, i ngrohtë, i lumtur. Sikur sapo ti kishin komunikuar lajme fantastike)
– Shumë mirë, natën shpirt, mbulohu mirë! “
Nëna është ajo që:
-” Zemër, dëgjova në lajme që kishin kapur një grup që vidhte numrat e kartave të kreditit.”
-” Po nga e dëgjove moj nënë?”
-” Nuk e mbaj mend e nuk e kuptova ndoshta mirë por ji i kujdesshëm”.
Nëna është ajo që:
– “Zemër, ec avash pash Zotin!”
– “O ma, po shkoj me tren”
– “Bëj kujdes gjithsesi!
Nëna është ajo që:
Ajo 50, ti 20 vjeç
– Djalë, a po shkon ta blesh bukën?
– Nënë, pak ma vonë. T’betohem!
Ajo 70, ti 40 vjeç.
– Nënë, a dalim e blejmë, bëjmë pak pazar bashkë?
– Po më dhëmbin këmbët zemër. Shko ti. Merr pak mish dhe perime. Dhe buken. Pastaj ti jap lekët.
Nëna është ajo që:
– Naten e mire zemër, flesh rehat.
– Natën e mirë nanë.
Dhe ti që mbyll sytë e fle. E ndërsa Ajo, vetëm pak.