Kasam Shaqirvela
Thuan se: – gjaku nuk bëhet ujë
edhe i yti s’të bëhet i huaj
mishin në ta hëngri,
*
Poashtu dhe i huaji s’bëhet i joti
sado që rrëke nga qielli të lëshojë
jo more, nuk i ka kripë loti
prandaj i huaji mbetet i huaj
këtë, edhe sikur t’mos e dojë
gjaku i tij ndonëse i kuq si i joti
të duket sikurse uji me bojë.
