Thurje mbi trupin tand të praruar-Nga Dr Selman Mëziu


Nga Dr . Selman Mëziu

      Udhëtim në fund janari drejt fshatit tim të lindjes. Udha e asfaltuar dhe malet me borë më zgjuan kujtimet e fëmijrisë. Sigurisht edhe emocione ‘‘mbjellur,, me pikëpytje deshpëruese. Stina ka xhveshur pothuajse gjithëçka. Pak lëvizje makinash e aspak kambësor. Mezi më kapi syri disa kuadrate të vogla me gjelbërim të arave me bimëza gruri. Shtresa bore pulla pulla, duken në krahun verior të  kodrës së Mizës në Gjarecën e lakuriqësuar.  Mbi Lugun  e Lleshe ngrihet shtëpia e Sefedin Lleshit e vetme në një rrafshinë. Mbi atë duken aty këtu copa arnash të bardha. Shikojm vetëm disa Arra e pemë Mollash tanima të plakura nga mosha e jeta e stërmundimshme. Ndërsa në rrafshinën e Kepit të Kaleshit, rrjeshtat me mollë, trup e kurore vogla, duken si të harruara. Vazhdojm me makinën e Shemsi Prençit dhe ndalemi te kthesa mbi kroin e arrrat e Dine Hoxhës. Ky toponim ka mbetur edhe pse kanë humbur kroi e vetë arrat gjigande. Kështu thirret akoma në Tiranë, te Zogu i Zi, te Bërraka edhe pse atje peisazhet kanë ndryshuar rrënjësisht. Emra vendesh që kur nguliten në kujtesën e vendalive nuk humbasin kurrën e kurrës. Ato kalojn të freskëta e plotë besnikëri nga brezi në brez.  Po kur të na mbysin nën uji, a do të fshihen nga kujtesa e Buzëdrinasve emërtimet e vendeve ku ai i trashgoi në breza pa u cënuar as edhe një shkronjë e ruajtur tingujt e dialektit?

           Udhëtim në kohë duke vështruar peisazhet

Dr Selman Mëziu

        Fushë Muhurin e përpijm me vështrimet tona. Një arkitekturë peisazhistike qe rrallkund e gjen, e vështrohet me plotë shpirt, pasion e tërheqje të tillë graviteti emocionesh. Po përse vallë gazetari francez A. Padovani, Sh. Prençi, Vladimir Marku e Hakorja janë të hipnotizuar nga këto bukuri magjepse dimërore?  Shpjegimi është fare i thjeshtë. Sigurisht kjo buron nga pozicioni gjeografik, nga relievet shume planëshe, nga ngjyrat e stinës dhe gjarpërimet ujë kaltra të shtratit të Drinit të Zi.  Paksa poshtë vendqëndrimkit tonë.

   Në udhëtimin tonë këtë mëngjes dimri, më vjen ndërmend biseda me Shemsiun kur m’u shpreh: ‘’Tirana po bahet një kryeqytet i madh. Dibranët në ultësirën bregdetare kanë ngritur shtëpiat e tyre. Përfundimi i tunelit të Murrizit dhe i udhës  së maqinave Maqellar qyteti i Peshkopisë do t’a shkurtojnë kohë udhëtimin, në dyzet minuta. Për rrjedhoi në livadhet e Gramës dhe Rrazë Korabit do të arrihet për një orë e gjysëm. Po kështu në Fushë Muhur e gjithë fshatrave Buzë Drinasve  do të vijmë per një orë. Kështuqë çdo Dibranë dhe kushdo qoftë, pushimet fund javore etj. mund t’i kaloj mrekullisht pranë ujrave të kaltra të Drinit të Zi e deri në bjeshkët e Korabit ajër freskët, oksigjen dlirtë e peisazh mahnitës.  Kuptohet nuk do të mungoi ushqimi Bio (natyral  pa helme, ndotje, pleherime kimike etj).,, 

        Ndërkaq kaloi kujdeshëm me vështrimin tim bardhësinë e borës kurrizit malor madhështor, maja e Runjës e deri në Bataqe mbi  fshatin Bulaç, ‘’fshehur,, në një rrafshinë e kodrina të vogla, rrethuar si kala nga ky vargmal dhe ai i Tallajës të Sinës e deri te Maja e Robit dhe zbritur te Gjuri i Plakës. Ku blektoria kishte gjetur zhvillimin e saj që në kohët e hershme. Prodhimet e djathit, leshit, mishit e lëkurve, konkuronin tregjet e vendit.  Burra trupë medhenj, blektor të mrekullueshëm, dje trima luftëtar, sot qetësia e maleve pothuajse i ka mbuluar. 

    Në të njëjtat kushte ekonomike e mjeshtri blektorësh jetuan, punuan, ngulën trojet e tyre në dhjetra shekuj, Shqezakët dhe Hurdhë Muhurrasit.  Këto fshatra që në kohën romake (nga viti 168 p.e.s që zgjati 10 shekuj) zhvilluan edhe bujqësinë, duke zbritur nga andej, drejt fushave, relieveve më kodrinore, buzë brigjeve të lumit Drini i Zi.  Duke kërkuar hapsira të tjera jete, të lidhura këto me klimën me të butë, tokë më shume e më pjellore, ujin e bollshëm për ujitje e burime për të pirë. Natyrisht grumbullonin më shumë  prodhime bujqësore, duke siguruar jetesën për familjet dhe vazhdimësinë e breznive.

   Këto që shkruajta ma sipër nuk janë ide abstrakte, nuk janë fantazi  utopistash, por kanë në bazën e tyre ngulmimet e lashta të këtyre banorëve ne afërsi te brigjeve të Drinit të Zi, dhe ja disa prej tyre. Qyteza në kodrinat e Sukës së Arrasit mbi fushën lymorë Zall Sinës; Varri antik në luginzën e Valavecës në zabelin e Mete në të majtë të përroit të Shehit; Grishqan;  Reçnas; Kalivaç;  Gjerdhi i Epër dhe i Poshtëm, me kodrën Mizë (Mozës);  Mazrekat; Shpella te Gjurët e Radit dhe ajo Zgjorgj nën ish minierën e mermerit;  Kodra e Balle; Degjanet e Lale; dhe Kollanet e Mikle.

   Këto ngulmime, sot që po vështroi këto peisazhe nuk kanë shtresa bore. Bimësia e tyre drunore, shkurrore e livadhore kanë qenë dhe  janë baza e ushqimit për blektorinë dhe hambar drithrash etj. për fshtarët e kësaj krahine punë dashëse. Ndërsa, taracat hektar shumta ose rrafshinat që nga arta e Rencit, Rrahanajt, Kalivaçi, Gardhi Poshtëm dhe i Eper, Zalli i Sinës, Fusha e Muhurit, Thanxa,  Botat e Mezeze dhe të Krrashe, Arat nën lagjen e fiseve Hoxhe, Prençe,  Kurte janë Myzeqeja e Vogël e krahinës se Muhurit dhe jo e vetëm.

      Edhe një e veçantë tjetër, ku që nga Fshati Vejmdhej me fiset, Like, Pire, Ballie, Gjoce, Rine, dhe Fushe Muhuri me shtëpiat e fiseve Rina, Sina, Lace, Këbej, Tanushi, Ismria, Farruku, Kaleshi, Lleshi, Qoka,  Xhani, Voka, Berisha, Çiku, Mikli, Mëziu, Lala, Çiku nga Shqathi, Rama, Balla;  Kurti i Boxhoit i kanë të vendosura  shtëpiat e banimit, kasollet për blektori, kanë zgjedhur trojet e tyre në shpatet e kodrave ose rrazë tyre, duke lanun tokat e bukës, arat, përpara tyre të gjitha të lira.  Që këtu shprehet kultura e bujkut, fshatarit Muhurak si kursimtar i zgjuar plotë kulturë e respekt për bujqësinë, arat. Kuptohet kjo përfshin fshatin Rreth Kale e mbarë  fshatrat  Buze Drinas në mbare Lugina e Drinit të Zi. Përkundrazi qeveria Rama III ka ngritur sipër kokave e të tyre shpatën shfarosëse të tyre. Budallaalek. Krim. Pangopësi. Zhdfukje e Dibrës.

    Në bisedën me fshatarin Haxhi Xhani i cili na bani të ditur, nxjerrun nga kujtesa e tij e jetuar ne ato kohë kur në Vitet 1954 – 1957 ishin vite varfërie për prodhime bujqësore, mbi të gjitha dritherat. Matnjanët vinin me dashin apo cjapin për dore e merrnin  kalin me një kuintal misër  në shkëmbim me ato.  Gjithë fushat buzë lumit Drini i Zi janë një myzeqe e vogel prodhimesh për neve vetë dhe deri ne Prizeren, Mat e Kukës- përfundoi ai me fytyrën zemëruar e me revoltën që i vlonte brenda qënies së tij.

…Në vitet 1954 – 1957 ishin vite varfërie për prodhime bujqësore, mbi të gjitha dritherat. Matnjanët vinin me dashin apo cjapin për dore e merrnin  kalin me një kuintal misër  në shkëmbim me ato.  Gjithë fushat buzë lumit Drini i Zi janë një myzeqe e vogel prodhimesh për neve vetë dhe deri ne Prizeren, Mat e Kukës…Dr Selman Mëziu

    Lexuesi nuk ka arritur ende të bindet. Politikanët, qeveritarët, juristët avokatët kërkojn sistemin eshtëror të fakteve të mendimeve të mësipërme. Vetëm në mënyr të till lartësohet  shtatorja e bindjes.  Dhe ja po shpurpurisim në galeritë e kohës disa prej tyre.

        Shumësitë sasiore e cilësore ngrejn shtatoren e bindjes

Sh.Prenci.A Radovani.S.Meziu.Fotot- H.Begu

   Gjithësejcili le të gjykoi e nxjerr përfundime pa ideologjizma e i dashuruem pas politikanësh. Kjo do të arrihet kur përfytyrimi i një organizimi real do të ndihmoi në arsyetime të dobishme për sot dhe nesër. Prodhimi i produkteve bujqësore, blektorale, frutave, perimeve është pa dyshim frut i punës mjeshtërore, i traditave, i përvojës së trashguar, i organizimit dhe rezultateve të shkencave në këto fusha.  Mirëpor fshatari muhurak përfshirë ai buze drinas ende ka energji, guxim, të dal nga kolapsi psikologjik i frikës, i pamundësisë, i vringëllimit të shpatës shfarosëse, Skavica.

    Le te përfytyrojm se si ishte muaj Gusht si sot e rreth dyzetë e dy vjet ma parë.  Të përpiqemi me kuptue, sa ma thellë se si ziente puna e programuar, e planifikuar, organizuar, dhe se sa sipërfaqe toke dhe cilat ishin rendimentet e prodhimit të grurit etj. Lexojm:  ‘’Sektori i parë me përgejgës Ilmi Dishin në 165 hektarët e mbjellë me grurë ka ditë që ka realizuar korrjen dhe shirjen…Nga 8 brigada që kultivonin këtë kulturë… Brigada e tretë me brigadier agronomin e ri Dilaver Hoxha nga 25 kv ha në plan arriti që të marrë 28 kv për ha në të gjithë sipërfaqen.,,    Shënojm se në vitin 1981 pra një vit ma parë në tokat e  krahinës se muhurit kanë prodhuar 290 ton grurë. (A. Ashiku, statistika.)

     Një objekt pune i randësishëm në prodhimin e drithërave ishte kultivimi, shërbimet kulturale, korrja dhe magazinimi i misrit. Lexojm me kujdes:  ‘’Të 145 ha mbjellë më misër janë në gjendje të mirë… Një punë të mirë kanë bërë brigada e parë me brigadier Haki Lleshin e 5-ta me brigadier Kapllan Pirën e të tjerë.,, Ne vitin 1981 u prodhuan në fushat e arat e muhurakve 404 ton misër, gjushtak i bardhë etj. 

     Një front tjetër pune gjatë muajit Gusht e në vazhdim ishin blektoria. Dhe ja çfarë shkruhet: ‘’Janë transportuar  nga bjeshka  220 kv bar i thatë e së shpejti  përfundon kavaletimi dhe përqëndrimi i kashtës së të lashtave pranë stallave të blektorisë… Përfundoi mbjellja e 10 hektarëve  me misër foragjer si dhe 5  ha  me lakër per farë.,, Kjo punë kryhej për të përballuar blektoria dimrat e ftohtë dhe me kohë zgjatje te madhe. Ndryshe nga ditët e sotme.

      Duke parë jeshillekun në tokat e djerrueme, mbuluar nga bari i jeshiluem, këtu ku jemi në vazhdim nën udhën e makinave, kujtojm  qindra dru frutor molla starking,  që rriteshin këtyre tokave deri buzë shtratit të Drinit të Zi. Po japim pak rrjeshta të shkruara në  Gusht 1982. ‘’Deri tani ato (koperativistët e sektorit të frutikulturës) realizuan dyfish planin e dardhës, qershisë dhe vazhdon puna për grumbullimin e kumbullave.  Prodhime të mbara kanë edhe mollët.,, 

    Krahas punëve në bujqësi, të njihemi me çfarë merreshin fshatarët e fshatrave Shqath, Bulaç dhe Hurdhë Muhur. Lexojm: ‘’Ky (sektroi i dytë që drejtohet nga Mexhit Prençi) realizoi dru zjarri nga 2 000 m3 në plan ka prodhuar 3 504 m3  dhe gëlqere nga 2 500 kv  në plan ka prodhuar 4 000 kv, nga e cila përveç shitjes po përdoret për gëlqrizimin e tokave.,,  Larmi punërash. Prodhime të ndryshme për shitje, në sherbim të bujqësisë etj

     Dhe së fundi vazhdonte të ruheshin, përsosmërishin traditat,  zanatet, mjeshtëritë e ndryshme duke dhanun rezultate të kënaqshme dhe ja vetëm një  grimcë prej tyre:‘’Vlen për t’u përmendur  dhe shembulli i specialistit Gani Mëziu  që ka prodhuar vet 8 karroca qeshë dhe që më parë bliheshin të reja.,,  (Materiali marrë në shkrimin: ‘’Keto ditë në Muhurr,, H. Rama. ‘’Ushtima e maleve,,18. 08. 1982.)

     Këto buqeta informacionesh mbushur me punëra të vrullshme, të larmishme prodhim ndryshme, energji të shpenzuara duke transformuar natyrën në sherbim e unitet me kërkesat e  njerëzve, shoqërisë, fisit, fshatit e ma larg, tregojne se me një organizim të ri, mbështetur mbi pronen private, fshatarisia muhurake mund e duhet të prodhoi e jetoi si mos ma mirë. Mirëpor duhet të jetë sigurisht pranë shteti me ndihma financiare, plehrash, farëraesh të zgjedhura,  mekanizma të ndryshme etj.  Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur 34 vjet sistem demokratik. Biles gjendja asht randuar, përkeqësuar së tepërmi nga zhdukja një herë e përgjithmonë e tokave bujqësore, për pemtore, perime, foragjere. Deri edhe të trojeve, shtëpiave, rrjedhimisht blektorisë dhe vet bashkëfshatarëve të mijë Muhurak.

                               *                                                     

Këto buqeta informacionesh mbushur me punëra të vrullshme, të larmishme prodhim ndryshme, energji të shpenzuara duke transformuar natyrën në sherbim e unitet me kërkesat e  njerëzve, shoqërisë, fisit, fshatit e ma larg, tregojne se me një organizim të ri, mbështetur mbi pronen private, fshatarisia muhurake mund e duhet të prodhoi e jetoi si mos ma mirë. Mirëpor duhet të jetë sigurisht pranë shteti me ndihma financiare, plehrash, farëraesh të zgjedhura,  mekanizma të ndryshme etj.  Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur 34 vjet sistem demokratik. Biles gjendja asht randuar, përkeqësuar së tepërmi nga zhdukja një herë e përgjithmonë e tokave bujqësore, për pemtore, perime, foragjere. Deri edhe të trojeve, shtëpiave, rrjedhimisht blektorisë dhe vet bashkëfshatarëve të mijë Muhurak.

             *

           Veshtrojm Drinin ujë kaltër të thell, që me lakoret e tija rrezaton shpresa lirie, rikthimi jete, gjallëni brezash, gumëzhitje çerdhesh, kopshtesh, shkollash.  Hedhim vështrimin maje malesh që si kurorë lule bardha qarkojn  relievet e thyera. por edhe plotë fusha të Dibrës së Poshtëme dhe na ngjallin shpresën për mbijetesë.  Ndërsa kur shikoi gjurmë brezaresh  boshe të shpateve të Gjarecës, ujit e Drinit të Zi që me qetësi e uje pakët, po rrëmben pjesë nga toka që shtrihet buzëve të tij, heshti dhe mendoi. Ndërsa ma tej, pak ara me gjelbërim, por dalloi  plepat si piramida që ngjajnë si  te gervishtura, përpiqem të rimarr fillin e mendimeve. Ato rrethojn shtëpitë nje dy e tre katëshe, buzë kodrave e kodrinave pa shtëllunga tymi,  pështjellime  frike më pushtojn qënjen time. 

        Duhet pak shpresë, shumë luftë brenda vetes, familjes, fisit, atje ku ndodhesh. Sigurisht gjithmonë të bashkuar, për të hedhur poshtë e groposur një herë e mirë ‘’lugatin,, Skavica e pastaj të zgjohemi, të ringjallemi, për të filluar jetën punërat me të njëjtin gëzim, forcë, energji me shikimin drejt në sy, të  ardhmen.  Kjo duhet thurur me durim, kujdes mjeshtri, zgjuarsi dhe djersë e sakrefica, me dashuri njerëzore për çdo pllambë toke ujitur me gjak e djersë.