Ti moj Bejkë e bardhë,tërë këto vite je tundur
kush nuk të ka pëlqyer,e kush nuk të ka kënduar
në-Polifoninë-Labe,si një perlë tani je futur
vargjet e tua brilante,asnjë nuk ti ka cënuar.
Të kanë kënduar të tërë,në gjithë Shqipërinë
disa prej nostalgjisë,disa të tjerë prej mallit
ke nderuar -Pilurin,-anembanë gjithë -Labërinë-
kjo këngë është me vërtetë,-ilac-i Cobanit.
