T’i çelim letrat-Agim Desku


T’I ÇELIM LETRAT

Në sofrën e shtruar për mikun

Hajde t’i çelim letrat

T’i vëjmë përpara një nga një

parën rrugën Via Egnatia

Që s’ka fund as fillim

Të dytën

Kongresin famëkeq të Berlinit

Të Londres e shumë konferenca të djallit

Të shohim kush ka fytyrë m

Më u ulë në sofrën e mikut

E kush në sofrën e armikut

Hajde t’i çelim letrat

Sa nuk është bërë vonë

Unë po e nxjerri ashtin tim nga Durrahu

Kur në sofrën e mikut rri që dymijë vjet si relikt

E fytyra e të paftyrit ngre dolli në Veri

Kështu nuk çelēn letrat në sofrën e mikut

Kështu luhet vetëm loja e macës me miun.

Riprezentim-Maj 2023-Dhjetor 2022 AGIM DESKU

Ps-Në foto :Vepra e artistit Bedri Haziraj ,të cilin e falenderoj dhe i uroj vepra në vijim!

About Post Author