Ti det dashurie-Ukshin Morina


Nē qiejt e syve të tu dielli rritet,

nga të ëmblat fjalë qielli loton.

E kaltra magji vjen e më avitet

nē kopshtin tënd dashuria sundon.

Unë jam dallga jote dhe ti je deti im,

të lidhur në valën tonë të dashurisë.

Seç rendim magjishëm në përqafim,

në valsin tonë ritmik të kaltërsisë.

Ti je loti që rrjedh në qerpikun tim,

unë dhimbja jote në tënden zemër.

Malli për ty më ngjall fort pikēllim,

në ëndrra t’kërkoj duke t’thirr në emër.

Sytë e tu shkëlqejnë errësirën time,

si fllad në mes shiut prek buzët e tua.

Jetën ma mbushe plot me ëndërrime,

Të kaltrën tënde magjiplotë e dua!..

Pa ty jam unë thjesht anije pa timon,

që rri strukur në një mol të shkretë.

Pa ty edhe dielli sikur perëndon,

je ylli magjiplotë që ndrin timen jetë.

Në duart e arta gjej qetësinë time,

për ty edhe zemra nis të rrah fort.

Me ty bashkë u rilind jeta ime,

je ëndrra që rend kudo me mua tok!..

Në tëndin vështrim koha flututon,

në krahët e saj fluturoj mallëngjyer.

Si gjethe vjeshtake me erën lodron,

valëvit lulen e dashurisë së vyer.

Kjo aromë dashurie simfoni e pakënduar,

në telat e zemrës do luhet përjetë.

Vargje zemre si kurrë me parë shkruar,

kjo dashuri shpirtin po na tretë…