
TI DHE STINËT
Solcisti dimëror troket xhamash të thyer shpirti, Mungesës tënde.
Kur ditët mbyllen si trëndafilë të kuq në shkëlqim hënë.
Gjumin litargjik vjeshtak e dua.
Jo për të të treguar ty, lakuriqësinë trupore e shpirtërore.
Por, për kohën që do të vërë në rradhë mendimet e mija.
Hapat e tu i ndihej kur vijnë,
Me çeljen e margaritave, më do = s’ më do provokon.
Teksa gjaku vlon dejesh si lëkundja e lulëkuqes, kur era e ngacmon.
Pingul mbi ekuador bie ekuinoksi i diellit.
Me të njëjtën distancë ditët tona vibrojnë.
Dilemë e fshehtë rrugëzgjidhjen gjen,
Nën prushet e epshta të gjithë qënies sonë.
PRANVERË E BRENDËSHME
Netët me yje më sjell ndër duar.
Syve të hënës, lexoj dashurinë e pamatë.
Pa ty jam një meteor i thërrmuar.
Larg teje, planet gjysëm i gjallë.
Tek ty më tërheq një lidhje e brendshme.
Një bukuri që zgjat pa afat.