Ti do të vish-Rajmonda Qose Shkopi


Ti do të vish

Ti do të vish me pranverën
I ndjej hapat e tua
Flladit që ledhaton lëndinën
Ujit që gurgullon në krua

Ti do të vish patjetër
Më shumë zemra e ndjen
Me galop malli kraharorit
troket aq sa duket sikur e thyen

Ti do të jesh pranë meje
E them me plot siguri
Hëna zbriti në dritare
Më tha:” Po vjen ai”.