
TI DO TË VISH
Nga terasa shikoj andej rrugës…
ti do të vish një ditë e buzëqeshur
në fluturim i marrë lakmi fluturës
ajo shkon e lirë qiellit,por e etur…
E di se një ditë do të marrë malli
do kërkosh atë rrugën e vjetër…
do jesh andej ku piqet qielli e mali
dhe aty do të gjesh një copë letër
Kur të lexosh atë letër të zhubrosur
pika loti do të rrjedhin faqeve të tua
dytë jetuam me zemër të plagosur
e tani do më kuptosh më mirë mua
Ti do të kthehesh një ditë e mërzitur
plot shpresë se do takosh Homerin
por,s’di a do të jetë ai duke të pritur
sepse, diç si mortajë e kaploi vendin.