Ti do të vish-Zymer H.Haliti


I tretur në mendime shikoj andej rrugës

a do të vish një ditë e buzëqeshur…!?

me fluturimin e lehtë të fluturës

mes polenit nëpër lule reshur…

E di se një ditë do të të marrë malli

për pemët në rrugën e vjetër…!

do jesh andej ku puqen qielli e mali

aty do të gjesh edhe një copë letër.

Kur të lexosh atë letër të zhubrosur

pika loti do të rrjedhin faqeve të tua

jetuam të dy me zemër të plagosur

e tani do më kuptosh më mirë mua.

Ti do të kthehesh një ditë e mërzitur

pse të kish mbuluar hija e kujtimit

kujtim që si zjarr mua më ka zhuritur

sa tani prej tyre ka mbetë hiri e tymi.