Ti duron, siç ke duruar:Leonard Pipa


Ti duron, siç ke duruar,
Nëpër shekuj nëpër kohë,
Ti zeshkani im syshkruar,
Hera herës nuk të njoh!

Hera herës kur më shemb,
Bie, ngrihem por s’më dhemb,
Hera herës kur shpresoj,
Se një mëngjes do të zgjoj!

Ti duron si askush tjetër,
Të mban peng bota e vjetër,
Dhe duron…hesht, i pa epur,
Ti luan që dukesh lepur!

Ty që kënga gjallë të mbajti,
Jotja mbeti kudo vajti,
Sa të dua, të kam dashur,
Dhe pse buzën ma ke plasur!

Më jep nder e krenari,
Më përmbush me histori,
Dhe kur zemrën keq e theve,
Asnjëherë nuk më gënjeve!

Ti duron…po si duron?!
I mjeruar, i drobitur,
Për një copë bukë rron,
Kokën kurrë se ke ngritur!

Po do vijë, patjetër dita,
Që me vite pres, e prita,
Kur të zgjohesh e kupton,
Pa lirinë kot që rron!

Pa liri e pa të drejta,
Pa u shpallur e vërteta,
Si flamuri Kuq e zi,
Kot që rrojmë unë dhe ti!

Sharlatani, tradhëtari,
Që kurrë s’do t’u gjendet varri,
Që të shet edhe të blen,
Më kot veten e gënjen!

Se …Zeusi në Dodonë,
Nga tërbimi po gjëmon!