TI, E MORE GUXIMIN
1
Sa bukur të shkon kurora…
O moj vajzë e bukur,
Nga anët tona…!
Merja, bëja “FORRA!”.
2
Bukuria jote:
Më la pa mëndje.
Ato mënt që pata:
I nxira, moj i nxora…
3
Te bukuria jote:
U përqëndrova.
Fare më shashtise.
Ku isha, harrova.
4
Kur më përshëndete,
E më buzëqeshe:
E mlodha veten,
Erdha ca në vete.
5
Desha të të flisja:
Më ishte zënë zëri.
Edhe kokën ula.
M’u nxeh fytyra;
U skuqa i tëri.
6
Ti more guximin:
M’u afrove mua.
Më preke në supe;
Methe: Edhe unë, të dua!
7
Për këtë ditë: më the;
Do shkruash një poezi!
Unë tunda kokën;
E të thash: Tani.
8
Se si e kam shkruar:
As unë nuk e di…
Ndjehem i gëzuar;
Që është për mua e për ty.

Ruhet e drejta e autorit.