Ti eja… të pres!Elvira Zeneli


Elvira Zeneli

TI EJA… TË PRES!

Sytë mbyll

Dhe fluturoj në kohë:

Ledhatimet e përkëdheljet e tua

I ndjej në lëkurë

Bashkë me aromën dehëse

Të parfumit tënd.

Puthjet e tua,

Si vula noteri

Ku hipotekohet

Dashuria!

Lundroj në detin e kujtimeve,

Mes puthjeve të zjarrta

Ndjej se s’jam vetëm,

Erëmojmë në krahët e njeri-tjetrit.

Pastaj nisim vallëzimin e puthjeve

Në pistat e trupave tanë,

Aty ku mrekullia ndodh

E jeta rrjedh pakuptuar, Dashuria shkrihet ne NJË

E bëhet përjetësi!

… Të kërkoj e nuk të gjej!

Erën e parfumit ke lënë

Në ëndrrat e mia,

Si një pëshpërimë që zgjon ndjenjat

E i stërpik me vesë lotësh.

Kthehu e më puth si atëherë,

Jo në ëndërr!

Në krahët e mi eja serish!

E di që shpejt ti do të vish

Te kjo furrë e shpirtit

Që djeg dhe shëron, Na lumturon

Dhe jeta bëhet shpirt!…