Që prej shumë kohesh sytë e mi të kërkuan ty çast i munguar,
ty rima buitëse e agut,
që zbardh dhembjen time në flokrat e tua të lagështa.
Ishe ti që prej shumë kohësh qaje më atë shpirtin e palumtur!
Ti që me harresën e një të vdekuri
këndoje në guven e ftohtë për një mijë mjerimet e mia të mbetura
mes vargjeve të plumta, si një qiell i shkrehur në natë.
Më thuaj kur mes lotësh ti lulja e prarimit,
ti heshtje e pazëshme, që si një dimër ngurtëson gëzimet e mia!
Jam këtu i ndrynur nga duart që i puthje
jam këtu si një shpirt i mërguar larg gjithçkaje që lidhet me atë çast!
S’di në kam të drejtë ende të vuaj ti zot i dashurisë, kur zemra,
oh sa më rënkon!…
S’di dhe më thuaj ti që në vetmi lexon trishtimin e një të huaji!?
Ti fle mbi terrin e netëve të rënda aty ku unë flas me
pëshpërimat e tua që puhija e erës m’i shpie si fjolla dëbore.
Zemra e dridhur ende e ngrohte në natën e bardhë, ndërkohë
që këngëzimet e tua mizore, kryqëzohen në shpirtin e gjakosur!