
TI HËNË MOS QAJ PËR MUA!!
Hënë ti mos qaj për mua…
As mos u fshi në qiellin gri..
Sonte shpirti mu tha si përrua..
Loti nën qerpikët s’rjedh u ngri..
Nuk besova që hëna të qajë..
Kokën të përplaste mbi retë fluturuse..
Nga sytë e mi lotë vese kristal ranë..
Hëna vezullonte e beftë dëshpëruese..
Fillova të fshij lotët e kripur..
Që hëna lotë mos ketë më në fytyrë…
Pas pak për veten e hënën isha bindur…
Se lotin e saj,timin,një rreze dielli e kish përpirë!
Ndodh dhe hëna të ngashërehet,
Se shumë të dashuruar ajo përgjon..
Di që në gji ti fshehë strukë thellë sekretet…
Qarjet, zënkat,ndarjet ..sheh e nuk i trumbeton..