Ti ike pa mua


Ti ike pa mua
( 20 shtator, 7 vjet më parë…..)

Ti ike padashur të ikje, një mëngjes shtatori,
sic vijnë e ikin engjejt nëpër ëndërr
Pa me lënë ,nje puthje a pusulle,
“kthehem shpejt” me shkrimin tënd të bukur.

Ike me fjalë të pathëna, pa bujë,
heshtaz, me çap te lehtë, pa e mbyllur derën,
Siç ikin dreret e frikësuar përmbi gjethnaja e degë,
kur ndjejnë erën e gjahtarit ti mplekset ndër këmbët.

Ti ike padashur të më lije përgjysmë,
në shtratin e zbrazët të harresës.
Fikem e ndizem, si semafor pa ngjyrë
para udhës kuturu, vetmitare të ikjes..
për tek ti.

Teuta Shaqiraj 

About Post Author