T’i ike shkove nga ëndrrat e mia-Xhemile Aliu


T’i ike shkove nga ëndrrat e mija

Ti ike shkove nga ëndrrat e mija
E në shpirtin tim hape nji hendek
Nga do që shkova, kujtimeve bredha
Qetësin shpirtërore në zemër t’a mbjellë.

Dhe pranvera erdhi prape me lulëzimin
Dhe zogjtë lëshojnë cicërimat e zyre
Ndërsa unë ndihëm si në kafaz mbyllur
Askush s‘ma njeh këtë brengë e dhembje.

Ah sa i rend qenka largimi O zot
Përse në këtë jetë vetëm ikja paska
Përse në shpirtë mbjellim trishtimin
Kur mund të mendojmë nga lumturia.

Dhe unë sodisë nga jashtë gjelbërimin
Përse nuk me ngjallë ndjenjat aspak
Pranverat vijnë së bashku me lumturinë
Nga zemrat njerëzorë largojnë këtë atak.